DYLON

Flasin për ushtrinë e Kosovës

Flasin për ushtrinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katic.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministren Katic për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ministren Katic, presidenti Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës.

EkoHigjiena

“Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katic, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Presidenti Thaçi e ka njoftuar ministren Katic edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.