DYLON

Flasin për sigurinë në shkolla dhe ngritjen e bashkëpunimit, polici-Institucionet komunale të arsimit

Flasin për sigurinë në shkolla dhe ngritjen e bashkëpunimit, polici-Institucionet komunale të arsimit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot është mbajte një takim mes stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë të udhëhequr nga Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendës Drejtor  Rajonal  i shoqëruar nga  Major Alban Ramushi , Komandant i Stacionit Policor në Gjilan, Rreshtere Sahadete Sadiku, zyra e policimit ne komunitet dhe Toger Ismet Hashani, zyra Rajonale për marrëdhënie me publikun dhe Drejtorisë Komunale te Arsimit te komunës se  Gjilanit. 

Në këtë takim ishin të ftuar edhe Drejtorët e Shkollave të Mesme të ulëta dhe të larta të Gjilanit dhe këshillat e prindërve.  Në takim mori pjesë edhe drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica.

EkoHigjiena

Qëllimi i takimit ishte “Siguria në shkolla dhe ngritja e bashkëpunimit Polici-Institucionet komunale te arsimit”.

Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur është në zbatim e sipër të Strategjisë  “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi  në Bashkësi” në nivel nacional. 

Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar  rëndësi të veçantë  “Sigurisë nëpër shkolla”. 

Policia e Kosovës bashkë  me drejtorët e shkollave, arsimtarët, pedagog, këshillat e prindërve, Komitetet Lokale për siguri dhe mekanizmat tjerë të sigurisë do të punojnë  në parandalimin e “huliganizmit, përdorimit të  narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre”. 

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në parandalim dhe luftim  të rasteve delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor  numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në tri vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjithmonë të jetë aty ku kërkohet ndihma jonë, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues  për të gjithë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.