DYLON

Flasin për performancën e përgjithshme të Ndërmarrjes dhe për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë për konsumatorë

Flasin për performancën e përgjithshme të Ndërmarrjes dhe për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë për konsumatorë
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

? Sot, më 26.11.2025, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e njëmbëdhjetë (XI) të rregullt për vitin 2025, ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me performancën e përgjithshme të Ndërmarrjes dhe me garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm për konsumatorët ?.

EkoHigjiena

Në këtë takim u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika kryesore:

✅ Raporti i Tremujorit të Tretë 2025, ku u prezantua performanca operative dhe financiare e Ndërmarrjes për periudhën korrik–shtator 2025. Pas analizimit të rezultateve dhe trendeve të punës, raporti u aprovua nga Bordi.

✅ Raporti i punës për muajin tetor 2025, ku u diskutuan sfidat aktuale dhe planet për periudhat në vijim, veçanërisht në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të furnizimit me ujë gjatë muajve të ardhshëm. Duke pasur parasysh ndryshimet klimatike, rritjen e konsumit sezonal dhe presionet në infrastrukturë, Kompania po vlerëson masa parandaluese dhe zgjidhje të qëndrueshme që sigurojnë furnizim pa ndërprerje dhe në cilësinë e kërkuar për të gjithë konsumatorët ??.

? Kjo mbledhje është mbajtur në Njësinë Operative në Viti, ku anëtarët e Bordit u njoftuan nga afër me performancën e kësaj njësie nga Menaxheri përgjegjës. Gjatë diskutimeve u trajtuan:

? mundësitë për investime të reja në infrastrukturë,

⚙️ nevojat për përmirësim të kapaciteteve operative,

? si dhe sfidat aktuale që ndikojnë në funksionimin e njësisë dhe shërbimet ndaj konsumatorëve.

? Bordi vlerësoi përkushtimin e stafit dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të investimeve strategjike, rritjes së efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve të sigurta, të qëndrueshme dhe cilësore për të gjithë përdoruesit e KRU “Hidromorava”.

? Ndërmarrja mbetet e angazhuar të avancojë performancën, të reduktojë humbjet teknike dhe komerciale, si dhe të forcojë besueshmërinë e sistemit të furnizimit me ujë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.