Takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të hënën, ndërsa temë diskutimi do të jetë çështja e konstituimit të komunave në veri.
Ndërkohë, pas nominimit nga Kongresi Amerikan që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton të laureohen me Çmimin Nobel për Paqe, një propozim i tillë ka dalë edhe nga Parlamenti Europian
Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian i ka dërguar Komitetit të Nobelit një nominim të tillë.