DYLON

Flasin për investimet në Kalanë e Pogragjës, në mënyrë që të bëhet më atraktive për turistët

Flasin për investimet në Kalanë e Pogragjës, në mënyrë që të bëhet më atraktive për turistët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot takim me përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Qendra e Trashëgimisë Kulturore, zyrtarë komunalë e përfaqësues nga fshati Pogragjë, ku është diskutuar rreth investimeve për t’ia shtuar atraktivitetin turistik Kalasë së Pogragjës.

Kryetari Hyseni tha se rajoni i Anamoravës është një nga vendet mjaft të pasura, si me monumente, gjithashtu edhe me vlera tjera të kulturës historike.

EkoHigjiena

“Kalaja e Pogragjës, si një nga luginat më të rëndësishme e pahulumtuar gjer në fund, do të duhej të ishte pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë. Diskutuam rreth investimeve në qasjen e saj, rrugën e shtegun për ecje, ndërtimin e kinemasë së hapur afër saj e shumë atraksione tjera të cilat do t’ia shtonin atraktivitetin turistik kalasë, e turizmin Gjilanit”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.