DYLON

Flasin për bashkërendim të aktiviteteve të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit

Flasin për bashkërendim të aktiviteteve të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës (PK-së), drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar, Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Drejtori Qalaj iu dëshiroi mirëseardhje z. Matoshit dhe shoqëruesve të tij dhe njëkohësisht i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

EkoHigjiena

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.