Kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur në një takim zv. ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Rifat Krasniqin. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi I Institucioneve Komunale dhe MAPL-së.
Haliti e njoftoi zv.ministrin me aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, si dhe për planet në të ardhmen.
Ndërsa zv.ministri Krasniqi u interesua më shumë për projektet që parasheh komuna të realizoj gjatë këtij viti si dhe për nevojat që paraqiten nga Komuna e Vitisë në mënyrë që të jenë të njohura në trajtimin e prioriteteve që ka kjo komunë. /2lonline/