/2L ONLINE/ – Bodybilder-it Flamur Gërbavci (për publikun njihet edhe si Grabovci) nga Gjilani, mundi shumëvjeçar në sportin e Bodybuilding-ut iu është shpërblyer më në fund edhe me rezultate kulminante. Përgatitjet shumë vjeçare në këtë drejtim sollën edhe rezultate të mira këtë vit, ku ky sportist gjilanas muajin e kaluar ia doli të jetë Kampion i Bodybuilding-ut në Kosovë, edhe atë në kategorinë -80 kg.
Dhe, pikërisht ky rezultat i shkëlqyer ia hapi dyert dhe ia mundësoi që nga Federata e Bodybuilding-ut të Kosovës (e pranuar ndërkombëtarisht) të merr ftesën si garues i vetëm nga Kosova për të marr pjesë në garat botërore të Bodybuilding-ut, që do të mbahet në Spanjë.
Gërbavci i cili po tregohet i përkushtuar dhe i motivuar për të na bërë krenar,nuk e fsheh dot emocionin që për herë të parë do të jetë pikërisht ai pjesë e një arenë madhështore të një garë me peshë që do të mbahet në Benidorm, Alicante, Spanjë, prej 3 deri më 7 nëntor të këtij viti, e ku atij do t’i jepet mundësia për t’i përfaqësuar shqiptarët, e që sipas tij, ai këtë do ta bëj denjësisht.
“Do të mundohem që denjësisht të përfaqësoj vendin tonë në këtë garë të rëndësishme edhe për mua edhe për vendin tim”, ka thënë Flamur Gërbavci, i cili po vazhdon përgatitjet që të jetë sa më në formë dhe të lë gjurmë në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv për të dhe për këtë sport kosovar. /2L ONLINE/
video promo & foto