Flaka Latifi nga Gjilani fituese e garës së recituesve të Flakadanit të Karadakut 2017”

Flaka Latifi nga Gjilani fituese e garës së recituesve të Flakadanit të Karadakut 2017”

Nxënësja Flaka Latifi nga Gjilani fituese e garës së recituesve të Flakadanit të Karadakut 2017”

Në vazhdën e aktiviteteve të Manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2017”, sot në program kanë qenë garat regjionale të recituesve nga shkollat e mesme.

Në këtë edicion të 16-të me radhë, morën pjesë shkollat e mesme nga Bujanvci, Presheva, Gjilani, Ferizaj, Dardana dhe Vitia.

Këtë garë e shpalli të hapur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, i cili ka falënderuar shkollat pjesëmarrëse që kanë nderuar jo vetëm Manifestimin por edhe figurën e dëshmorit Nijazi Azemi, të cilit i dedikohet kjo ngjarje.

Në emër të shkollave pjesëmarrëse ka folur profesori Avni Shaqiri, ndërsa gara nisi me dy recitime të vogëlushëve të familjes së dëshmorit Nijazi Azemi.

Juria ka përzgjedhur edhe tri recitimet më të mira të këtij edicioni, ku vendi i parë i takoi nxënëses Flaka Latifi nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” – Gjilan, vendi i dytë Lediona Maroka nga Gjimnazi “Ismail Qemajli” nga Kamenica dhe vendi i tretë Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”-Ferizaj.

Juria ka vlerësuar se recitimet e sivjetme kanë qenë me cilësi më të lartë dhe përzgjedhja ka qenë më e vështirë.

Aktivitetet e Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2017” do të vazhdojnë sonte me një shfaqje të trupës së Baletit kombëtar të Kosovës prej orës 18:00.

KOMENTE