SC Gjilani sot ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me futbollistin kuksian, Fjoart Jonuzi, i cili do të jetë pjesë e Gjilanit për edicionin e ri garues 2019/2020, njoftojnë drejtuesit e klubit, përmes faqes së tyre zyrtare.
Jonuzi i lindur në vitin 1996 në Kukës, në skuadrën e Gjilanit vije nga ajo e Laçit, ku ishte paraqitur dy edicionet e fundit tek skuadra kurbinase.
Mesfushori më i ri i Gjilanit karrierën futbollistike e kishte filluar me skuadrën verilindore të Shqipërisë, KF Kukësi.
Ai për skuadrën nga vendlindja e tijë, ishte paraqitur nga viti 2013 deri në vitin 2017, nga ku u transferua në skuadrën e Laçit, ku kishte milituar në dy sezonet e fundit.
Ai gjatë karrierës së tij ka realizuar 98 paraqitje në “Superiore”, duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 3 herë për bashkëfutbollistët e tijë.Në kupën e Shqipërisë, Jonuzi, kishte bërë 22 paraqitje duke realizuar 4 gola të tjerë dhe një asist tjetër.
Futbollisti më i ri i Gjilanit, paraqitje kishte bërë edhe në kupat e Europës me Laçin. Jonuzi gjithashtu paraqitje ka edhe me grupmoshat e reja të Shqipërisë, ku veçohen ajo U-21 dhe ajo U-19, thuhet në njoftimin e klubit.