DYLON

Fjetja me kafshë shtëpiake nuk iu bën mirë

Avatar photo Redaksia

Fjetja me qenë apo mace nuk është një zakon i mirë, siç besojnë disa të dashuruar pas kafshëve, sipas një hulumtimi të bërë kohëve të fundit.

Tridhjetë për qind e pronarëve, të cilët e ndajnë shtratin me miqtë e tyre katërkëmbësh, kanë pranuar se të paktën një herë kanë ndarë shtratin e tyre gjatë natës me “të dashurit e tyre”.

EkoHigjiena

Edhe 63% e pronarëve të cilët flenë më shumë se katër herë në javë me kafshë shtëpiake, kanë thënë se gjumi i tyre ishte shumë i keq. Ndërkaq 5% prej tyre nuk mund të flinin gjumë, sepse kafshët e tyre i përkëdhelnin dhe i mbanin të zgjuar, raporton Huffington Post.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në “Sleep 2014”, në mbledhjen e 28-të vjetorit të Shoqatave për ndihmë profesionale me gjumë. Studimet e mëparshme kanë zbuluar cilësinë e gjumit, kur bëhet ndarja e shtratit me një partner ose fëmijë, por tani hulumtimi është përqendruar në kafshët.

Hulumtuesit thanë se ky është studimi i parë i kësaj teme, të cilët kanë biseduar me 300 pacientë, duke u parashtruar atyre 17 pyetje në lidhje me kafshët e tyre (nëse i posedojnë) dhe në lidhje me cilësinë e gjumit të tyre. Deri në 148 prej tyre kanë pranuar se e ndajnë shtratin me ta.

Rezultatet treguan se mosha dhe gjinia e pronarit, dhe lloji i kafshëve (qen ose mace) ishin kritike për cilësinë e gjumit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.