DYLON

Fjala e Valdete Bajrami, në seancën e kuvendit të 22 korrikut

Avatar photo Redaksia

Fjala e plotë e Shefes së Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën, Valdete Bajrami, në Kuvend të Kosovës. | 22. 07. 2015 |

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë,
I nderuari Kryetar,
Të nderuar kolegë deputet,

Një debat i till është dashur të mbahet shumë më herët, ose menjëhar pas publikimit të raportit të fundit, kubazuar në këtë raport dul në pah ajo që ne si Nismë e kemi ngrit për disa here radhazi këtu në kuvend, e qëka të bëj me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të EULEX-it me politikanët vendor, në korrupsion e krim tëorganizuar dhe me eliminimin e njerëzve nga skenapolitike.

Tash jo që i kemi ato raportime por së fundmi plas edheskandali tjetër ku me datë 16.06.2015 në zyrat e Task Forës e e cila Task Forcë do të duhet të merrej pikërishtme këto raste, u bë bastisje dhe nuk dihet nga kushështë bër, mirren dëshmit dhe deri më sot nuk dihet se kush ishin ata persona që i morrën dëshmit, pos që e dine që ishin Italian.
Me të vërtetë të nderuar kolegë, ky është sistemi idrejtësisë të cilin po na e ofron BE-ja, ju lutem skandalpas skandali secili më i rënd se tjeteri, çka po ndodhënë Kosovën e ekperimenteve dhe Kosovën e suissgeneris, secili rast më suiss generis se tjetri.

Edhe përkundër faktit që dul ky raport deri më taniasnjë zyrtarë nga Brukseli nuk ka dal të jap sçarime nëlidhje me dështimet e zyrtarëve të këtij misioni, osenga Zyra e BE-së këtu në Kosovë.
Por nuk pati asnjë reagim as nga zyra e EULEX-it edhepër rasitn e fundit pra të konfiskimit të dëshmive.
Pra, nga raporti përmendën emra të udhëheqësve tëkëtij misioni e i cili do të duhej të ishte Mision për rend dhe sundim të ligjit, e duke mos e anashkaluar numrine madh të vendorëve të përfshirë në këto aferakorruptive.

Dua prap këtu të nderuar kolegë ta potencoj, se kymission i cili konsiderohet të jenë më i kushtueshmi nëhistorin e misioneve të BE-së, mission i cili paraqetvlerat e vendeve të BE-së, mission i cili është ardhë nëKosovë pas dështimit të UNMIK-ut, në të vërtetë ështënjë mission i cili tek ne ka bër veprime, lëshime, kurdisje të pa pranueshme siç është ai me rasitn“Kleçka”, ku gjyqëtari i këtij misioni del nëpër clubenate në bashkëpunim me zyrtarë vendorë vendos se sido ta dënojnë (qytetarin e vendit tonë ) z.Limaj me apopa fakte fare pa e marrur lëndën në shqyrtim.

Nga ky mission ka dal që edhe përbërja e panelitgjyqësor është formuar në kundërshtim me ligjin përkëtë rast.
Atëher shtrohet pyetja se a thua vendimet të cilat i kanëmarr për raste tjera si i kanë ndarë, apo thënë ndryshe a ka vendos në bazë të rendit dhe ligjit apo në bazë tëtekeve të vendorëve apo ndërkombëtarëve?
Ju e dini shumë mirë se në çfarë gjendje ishte këshilliprokurorial hiq më largë se disa muaj më parë, kuhaptazi prokurorët rrëfenin se si janë të kërcënuar ngabandat kriminale.

Askush nuk dul që të merret me këto kërcënime që u lajmrëruan haptazi.
Që nga pas lufta me Sistemin e drejtësisë janë marrndërkombëtarët dhe si rrjedhoje e dështimeve të tyre tënjë pas njëshme është ardhe edhe deri te krijimi iGjykatës së famshme asaj Speciale, e deri këtu besanuk ka munguar edhe kontributi i atyre që ishin nëudhëheqje në të kaluarë e edhe që janë edhe sot.

Këtu nuk dua ta përjashtoj faktorin edhe vendor, pratërë sistemin e drejtësisë i cili në 6 mujorin e vitit 2015 është goditur nga skalndalet e ndryshme në të gjithanivelet e Gjyqësorit.

A e dini të nderuar kolegë se brenda këtij misioni ështëbër lufte e madhe se kush do ta marr postin e të parinpër Gjykatën Speciale, edhe për këtë nuk dyshoj që nukkanë arritur marrëveshje të dyja palët vendorët dhendërkombëtarët.

Po ashtu ky raport qet në pah edhe konfliktin brendapër brenda PDK-së, ku bëhen pazare se kush do të jet në krye të shtetit e kush do ta qeverisë vendin?
Pra si gjithmon, çdo gjë që mund dhe do të duhej tëbëhet në të mirën e vendit po sakrifikohet përndërtimin e imazheve personale.
Të gjitha këto që i përmenda pa ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të mund të ndodhnin.

Së fundmi e kemi edhe rastin Drenica 2, ku sipas këtijraporti është dashur që grupi ta dal i pafajshëm nëmënyrë që të bëj vota dhe me ia pa mundësuar që z. Limajt krijimin e partis së re.
E që tash rezultoi që ky grup e dënua, a thua a vendosidrejtësia apo teket e vendorëve dhe ndërkombëtarëveprap me qëllim të vetëm linqimin e njerëzve nga skenapolitike duke i parë gjithnjë pengesa për ta.
Shumë pazare jan bër në këmbim të ndreqjes sëimazheve personale me fatin e njerëzve të pa fajshëm.

Por, nga këto skandale nuk duhet t’i justifikojm as vendorët e as ndërkombëtarët nga dështimet e tyre dhendërhyrjet e tyre politike, por duhet që njëher e përgjithmon ta dinë të gjitha ata që kanë qenë dhe janëtë përfshirë nëpër skandale, e që kanë arritur deri në atëmasë sa edhe flitet për eliminim të njerëzve vetëm e vetëm ta kenë ata rrugën e lire për të vazhduar qëllimine tyre e që është interesi individual, përfitimetindividuale, korrupsioni dhe krimi i organizuar, por do të vie dita që më nuk do të ju shkoj kungulli mbi ujë.

Duhet ta dini se ky mission nuk e ka qëllimin ashtu siçështë i thirrur e që po e citoj qëllimin e tij MISIONI përSundim të Rendit dhe Ligjit në Kosovë, por lirishtmund të them se qëllimi i këtij misioni deri në ditët e sotme ka qen POLITIK dhe vendimet të cilat i kanëmarr askush nuk mund të garantoj që nuk kanë qenë tëbazuara politikish e që në asnjë mënyrë nuk kanë qënëhetime të pavarura dhe të drejta, sepse deri në ditët sotme nuk po flasim vetëm për një skaldal të EULEX-it por shumë të till që kanë ndodhë.

Dikush duhet të jap llogari sikur për vendorët ashtuedhe për ndërkombëtarët sepse edhe sot kur ne podiskutojmë për këtë Mision të dështuar ende janë nëfunksione njerëzit të cilël u janë përmendur emrat nëkëtë raport.