“Populli thotë “Kur të mirat vijnë, hape derën” – kjo thënie më së miri i dedikohet shkollës ”Thimi Mitko”, të cilës tash e sa muaj sukseset po i radhiten njëri pas tjetrit”, thotë mësimdhënësja e fizikës, Lumnije Sherifi, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ajo bënë të ditur se këtë radhë nxënëset e po kësaj shkolle sollën suksese nga Garat e XXI-ta Republikane të Fizikanëve të Rinj 2020 për klasat e IX-ta të mbajtura më dt. 01.02.2020 në Prishtinë.
Në këto gara Elsë Kqiku rrëmbeu vendin e parë dhe Andolena Veseli, vendin e tretë. Duke vazhduar kështu tutje në përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikanëve të Rinj 2020.
Suksesit të nxënësve padyshim që I parapriu puna e palodhur e mësimdhënëses Lumnije Sherifi e cila është jashtëzakonisht e lumtur për suksesin e vajzave .Duke pasur mësimdhënës të tillë sukseset e nxënësve nuk do të mungojnë asnjëherë, transmeton 2LONLINE.com.
“Elsa ambasadorja më e re e Kosovës urojmë të shndri si YLL në Lituani ashtu që shkëlqimi yt t’i sjell dritë Kosovës. SUKSESE ! “, shprehet mësimdhënësja Lumnije Sherifi, njëra nga ato që ka merita të mëdha, që nxënësit e kësaj shkolle arrijnë suksese në lëndën e fizikës.