DYLON

Fituesi i derbit Drita-Gjilani, një javë n’deti!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Selver Xhelili, dikur ishte në krye të Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan e ku vlerësohet për angazhimin e tij për sportin gjilanas. Ai tani është pronar i Kompleksit “Gjilani”, në Ksamil dhe akoma mendon për sportin përkatësisht se si ta ndihmojë atë.

Mu për këtë, Xhelili ka bërë me dije se për fituesin e derbit gjilanas “Drita – Gjilani”, të ofrojë falas për ekipin fitues një javë pushim në Ksamil.

EkoHigjiena

Fati deshi që Superliga në Futboll ku bëjnë pjesë që të dyja ekipet gjilanase të nis qysh në xhiron e parë me një derbi të madh dhe Xhelili ka menduar edhe për këtë se si ta madhështojë edhe më, një ndeshje futbolli që Gjilanin e shndërron në qytet feste. Ai ka ndarë një fond për të mbuluar pra shpenzimet njëjavore të ekipit fitues që do të pushojë në Ksamil. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.