DYLON

Fitues, Policia!

Fitues, Policia!
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj.

Është mbajtur turniri i futbollit mes skuadrave të komunës së Kamenicës, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve dhe veteranëve të luftës. Fitimtar dolën ekipi i policisë.

EkoHigjiena

Më pas është mbajtur edhe promovimi i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit Prof. Dr. Nusret Pllana.

Autori nëpërmjet veprës së tij ka vendosur që të paraqes para lexuesit të vërtetën tragjike të popullit shqiptar.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 Mars do të jenë data kur gjithmonë do të kujtohen ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, kurse ne duhet të punojmë që ta qojmë amanetin e tyre në vend.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.