(2L ONLINE) – Ora e Madhe Letrare ka qenë aktiviteti i radhës që është organizuar të hënën, në kuadër të Manifestimit Ditët e Agimit, në të cilën me poezitë e tyre janë paraqitur dhjetëra poet, e juria e Orës Letrare, në përbërje: Ibrahim Kadriu, Mehmetali Rexhepi e Sinan Sadiku, shpalli fitues të çmimit “Muza e Agimit” poetin Shaip Beqiri.
Me punimet e tyre u prezantuan: Sarë Gjergji, Naxhije Gashani, Shaip Beqiri, Zejnepe Alili-Rexhepi, Ibrahim Kadriu (jashtë konkurrence), Mimoza Rexhvelaj, Nexhat Rexha, Izet Avdyli, Bilall Maliqi, Selvete Abdullahu, Engjëll Koliqi, Zeqir Fazliu, Ruzhdi Kqiku, Zahir Avdullahu, Nehat Ramizi, Shaip Bllaca, Ardian Haziri dhe Alban Rrahmani.
Manifestimi Ditët e Agimit vazhdon sot me një lojë hendbolli, ndërsa nesër me 3 Maj, do të kemi shënimin e Ditës së Shkollës “Agim Ramadani”, dhe ditëlindjen e Agimit, do të vendosen lulet te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan, do ta kemi programin e shkollës, vrapimin “Krosi i lirisë”, nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimi Ramadanit” si dhe tubimin qendror “ I këndojmë Agimit”.
Përndryshe, Manifestimi Tradicional “Ditët e Agimit”, mbahet në fillim të Majit ( me datat 1.2 e 3 maj), në Zhegër të Gjilanit, në vendlindjen e heroit Agim Ramadani, në përkujtim të të cilës figurë poliedrike edhe mbahet ky manifestim. /2L ONLINE/