DYLON

Fitorja e Dritës ndaj Ballkanit erdhi në minutat shtesë të takimit

Fitorja e Dritës ndaj Ballkanit erdhi në minutat shtesë të takimit
Redaksia

Me golin e Besnik Krasniqit në minutat shtesë të takimit (90+3’), FC Drita ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ballkanit, në ndeshjen e javës së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Vlerësohet kjo një fitore tejet të rëndësishme e skuadrës që drejtohet nga kryetrajneri Ardian Nuhiu, për vazhdimësi të kampionatit, pasi skuadrës ’”bardh e kaltër”,  i nevojitej një “qetësi”, para vërtetimit të supozimit se është në krizë, sepse po i mungonin fitoret e duhura, nëse i referohemi synimit të klubit për titull, por edhe poashtu po mungonte efikasiteti, pasi nga tetë xhiro të zhvilluara, futbollistët e Dritës nuk kishin shënuar gol në katër prej tyre.

EkoHigjiena

Sidoqoftë, sot Drita krijojë më shumë raste shënimi, porse goli erdhi vetëm në minutat shtesë të takimit, ku Besnik Krasniqi tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 91-të.

Tani Drita ka grumbulluar 14 pikë dhe ngritët për momentin në pozitën e tretë.

Kujtojmë se Drita e ka një lojë të pazhvilluar me Prishtinën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.