DYLON

Fitoret u takojnë vendësve

Fitoret u takojnë vendësve
Avatar photo Redaksia

Tri ndeshjet e para të javës së 27-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, u kanë takuar vendësve, të cilët kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre, për të arkëtuar pikë të plota.

Kështu, Ballkani mundi Gjilanin me rezultat 2:0, Prishtina mundi skuadrën Trepça ’89 me rezultat 4:1 dhe Llapi shënoi fitore ndaj Malishevës 1:0.

EkoHigjiena

Tani Ballkani është i pari me 54 pikë por me një lojë më shumë se Drita që mbanë pozitën e dytë me 52 pikë dhe Gjilani vazhdon ta mbajë pozitën e tretë me 40 pikë, dy pikë më shumë se Prishtina që është në pozitën e katërt.

Më pas vjen Llapi (36), Dukagjini (32), Malisheva (29) Trepça ;89 (29), Ferizaj (28) dhe Drenica (23).

Natyrisht, Drita –DrenIca dhe Dukagjini – Ferizaj, janë ndeshjet e mbetura të javës së 27-të që luhen nesër (e diel) dhe epilogu i tyre, mund ta ndërrojë edhe renditjen tabelare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.