Fitore të shumëfishta për Mollëkuqet!

Fitore të shumëfishta për Mollëkuqet!

Siç edhe ju premtuam, Mollëkuqet dolën të fituara nga festivali ‘’Viva Italia’’ në Romë. Trofe, që mezi po i mbanin duart, Mollëkuqet dolën faqebardhë nga ky manifestim madhështor.

Çmimet që ato rrëmbyen janë si në vijim:

Ilda Nuhiu- Vendi i parë në konkursin ‘’Folk Music’’, Vendi i tretë në konkursin ‘’Pop Music’’, ndërsa në konkursin Miss, u zgjodh ‘’Miss Beauty’’

Yllza Hasani – Vendi i dytë në konkurset ‘’Pop Music’’, ‘’Folk Music’’, ‘’World Hit’’, dhe në konkursin Miss u zgjodh ‘’Miss Buzëqeshja’’

Anesa Demaj- Vendi i dytë në ‘’Folk Music’’, dhe vendet e treta në ‘’World Hit’’ dhe ‘’Pop Music’’

Agnesa Sejdiu- GRAND PRIX në kategorinë e saj, dhe dy vendet e para në ‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’

Klea Dina- GRAND PRIX në kategorinë e saj, dhe dy vendet e para në ‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’

Edisa Ahmedi- Vendi i parë në konkursin ‘’World Hit’’, dhe dy vendet e dyta në ‘’Pop Music’’, dhe ‘’Folk Music’’

Lina Demiri- Vendi i parë në ‘’Pop Music’’, dhe dy vendet e dyta në ‘’World Hit’’ dhe ‘’Folk Music’’

Duke mos e harruar edhe artisten Ana Kodra nga Shqipëria, artiste që ka qenë prezentë në shumë organizime të Mollëkuqeve, e që në këtë festival fitoi GRAND PRIX në kategorinë e saj.

Mollëkuqet arritën që të kenë edhe shumë ftesa internacionale nga drejtorë të festivaleve te ndryshme në botë si në Meksikë, Poloni, Bullgari e shumë vende të tjera, arritje kjo me peshë shumë të madhe, pasi që përfaqësimet në botë po shtohen çdo dite e më shumë, e bashkë me to edhe përgjegjësia dhe sukseset.

Por suksesi më i madh është që ato tanimë kanë fituar vetëbesimin dhe sigurinë për çdo hap që marrin, kane eksperience dhe inteligjencë muzikore, edhe pse shumë të reja në moshë. Kjo falë menaxhimit delikat dhe shumë të mirëmenduar te Arta Haziri-Nuhiu, qe i kushton gjithçka Mollëkuqeve, dhe bashke po shperthejne gjithandej.

Përderisa jemi te falënderimeve, nuk mund të harrojmë ta falënderojmë edhe drejtorin e këtij festivali Armando Gugasyan, për gjendjen e gatishmërisë dhe për organizimin mbresëlënës. Thank you Armando!

Koha është e limituar, kështu që ne fillojmë punën menjëherë për hapat e radhës. Jemi plot motiv. E më e rëndësishmja, ne nuk njohim termin e ngopjes nga sukseset!

/Arta Haziri Nuhiu/

 

KOMENTE