Fitore e rëndësishme e Gjilanit
SC Gjilani ka regjistruar në udhëtim një fitore të rëndësishme në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në Futboll, duke mundur Malishevën me rezultat 1:2.
Mund të vlerësohet një moment i rëndësishëm për rikthim kjo fitore e skuadrës “kuq e bardh”, për të ikur nga fundi i tabelës dhe ngjitur në pjesën e sipërme, aty ku kjo skuadër edhe e ka objektivin e saj, bazuar në potencialin që e ka si ekip.
Gjilanasit avancuan qysh në fillim, ku në minutën e 4-të, shënoi Jaroviq, e në minutën 25 epërsinë e dyfishoi Morina.
Në pjesëlojën e dytë Malisheva shënoi golin e vetëm përmes futbollistit Opeh dhe rezultati 1:2. Ishte edhe rezultat përfundimtar i këtij takimi.
Tani Gjilani, ka 15 pikë nga këto 13-të xhiro dhe mban vendin e tetë. /2LONLINE/
