DYLON

Fitore e rëndësishme e Gjilanit ndaj Llapit, për një ecuri të mëtutjeshme pozitive

Fitore e rëndësishme e Gjilanit ndaj Llapit, për një ecuri të mëtutjeshme pozitive
Avatar photo Redaksia

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Llapit, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Rezultati final i këtij takimi 3:0, e golat u shënuan nga Sabit Bilali, Mevlan Adili dhe Senad jaroviq.

EkoHigjiena

Pra, pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, por se Gjilani shpërtheu në pjesëlojën e dytë ku tundi rrjetën kundërshtare tri herë. Kujtojmë se Gjilani luajti me një lojtar më shumë që nga minuta 2 -të pasi kapiteni i Llapit, Gnabi shkaktoi faul për karton të kuq ndaj portierit Laroshi.

Përndryshe, ishte kjo një fitore e rëndësishme për stabilitet dhe stopim të luhatjeve që i kishte skuadra “kuqebardh”, nëpër javë, pasi skuadra gjilanase që po drejtohet nga Debatik Curri, ka vazhduar me rezultate pozitive, me fitore e barazime, në pesë xhirot e fundit, pra pa pësuar humbje dhe me këtë edhe ngritje të lehta në tabelë.

Pikërisht, një ngritje për një pozitë në tabelë e mundësoi edhe kjo fitore pasi, SC Gjilani tani zhvendoset sipër Llapit, ku 22 pikët  e saj e pozicionojnë atë në vendin e gjashtë.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës Gjilani e luan me rivalin lokal, Dritën, pra do të jetë derbi i Superligës. /2LONLINE/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.