DYLON

Fitore e rëndësishme e Dritës ndaj Prishtinës, ndërsa Gjilani merr veç një pikë ndaj Llapit

Fitore e rëndësishme e Dritës ndaj Prishtinës, ndërsa Gjilani merr veç një pikë ndaj Llapit
Avatar photo Redaksia

Java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll ka sjellë edhe ballafaqimet e skuadrave gjilanase ndaj kundërshtarëve të tyre. Kështu, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës duke  ruajtur hapin për titull.

Drita me fitoren e sotme, ka shfrytëzuar barazimin e Llapit, për të barazuar pikët me të (nga 65 pikë) dhe me të ndajnë vendin e dytë, përkatësisht të tretin, ndërkohë që Ballkani ka fituar sot duke ruajtur diferencën prej 4 pikësh, ndaj këtyre dy skuadrave.

EkoHigjiena

Epilogu i takimit të sotëm Prishtina  – Drita 1:2. Ishin Besnik e Blerim Krasniqi që shënuan për gjilanasit dhe ia sollën fitoren e vlefshme për ta ruajtur hapin për kreun e tabelës, derisa për vendësit shënoi Islami. Ndërkohë, kujtojmë se, deri në fund kanë ngelur edhe tri xhiro.

Drita në xhiron e 34-të luan ndaj Feronikelit, derisa Llapi do të luaj me Malishevën e Ballkani me Fushë Kosovën.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani  ka barazuar sot para tifozëve të saj me Llapin duke luajtur 1 me 1. Golashënuesi Jarovic për vendësit dhe Hyseni për mysafirët. Gjilani tani me këtë barazim  bie në vendin e tetë, atë të barazhit me 36 pikë, pasi Feronikeli 74, në këtë xhiro shënoi fitore dhe kaloi në pozitën e shtatë me një pikë më shumë. Pra Gjilani e ka kundërshtar të drejtpërdrejt Feronikelin në “betejën”, për t’i ikur barazhit dhe mbeten edhe tri ndeshje te fundit ku gjilanasit duhet të grumbullojnë më shumë pikë se Feronikeli.

Në ndeshjen e radhës Gjilani i shkon Lirisë, e Feronikeli 74, vije në Gjilan për t’u ballafaquar me Dritën, mundësi kjo që me një fitore ndaj një skuadre që veç është përshëndetur nga Superliga,  dhe me fitoren e Dritës, si skuadër që pretendon akoma kreun e tabelës, Gjilani ta zhvendos Feronikelin nga pozita e shtatë me një diferencë prej dy pikësh. Gjithsesi, vërtetimin e kësaj analize do ta bëjë epilogu i takimeve të javës së 34-të.

Përndryshe, ja ndeshje te luajtur sot:

Prishtina-Drita  1:2
Gjilani-Llapi  1:1
Malisheva-Ballkani 0:2
Fushë Kosova – Dukagjini
Feronikeli – Liria   4:1.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.