Java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll ka sjellë edhe ballafaqimet e skuadrave gjilanase ndaj kundërshtarëve të tyre. Kështu, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës duke ruajtur hapin për titull.
Drita me fitoren e sotme, ka shfrytëzuar barazimin e Llapit, për të barazuar pikët me të (nga 65 pikë) dhe me të ndajnë vendin e dytë, përkatësisht të tretin, ndërkohë që Ballkani ka fituar sot duke ruajtur diferencën prej 4 pikësh, ndaj këtyre dy skuadrave.
Epilogu i takimit të sotëm Prishtina – Drita 1:2. Ishin Besnik e Blerim Krasniqi që shënuan për gjilanasit dhe ia sollën fitoren e vlefshme për ta ruajtur hapin për kreun e tabelës, derisa për vendësit shënoi Islami. Ndërkohë, kujtojmë se, deri në fund kanë ngelur edhe tri xhiro.
Drita në xhiron e 34-të luan ndaj Feronikelit, derisa Llapi do të luaj me Malishevën e Ballkani me Fushë Kosovën.
Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka barazuar sot para tifozëve të saj me Llapin duke luajtur 1 me 1. Golashënuesi Jarovic për vendësit dhe Hyseni për mysafirët. Gjilani tani me këtë barazim bie në vendin e tetë, atë të barazhit me 36 pikë, pasi Feronikeli 74, në këtë xhiro shënoi fitore dhe kaloi në pozitën e shtatë me një pikë më shumë. Pra Gjilani e ka kundërshtar të drejtpërdrejt Feronikelin në “betejën”, për t’i ikur barazhit dhe mbeten edhe tri ndeshje te fundit ku gjilanasit duhet të grumbullojnë më shumë pikë se Feronikeli.
Në ndeshjen e radhës Gjilani i shkon Lirisë, e Feronikeli 74, vije në Gjilan për t’u ballafaquar me Dritën, mundësi kjo që me një fitore ndaj një skuadre që veç është përshëndetur nga Superliga, dhe me fitoren e Dritës, si skuadër që pretendon akoma kreun e tabelës, Gjilani ta zhvendos Feronikelin nga pozita e shtatë me një diferencë prej dy pikësh. Gjithsesi, vërtetimin e kësaj analize do ta bëjë epilogu i takimeve të javës së 34-të.
Përndryshe, ja ndeshje te luajtur sot:
Prishtina-Drita 1:2
Gjilani-Llapi 1:1
Malisheva-Ballkani 0:2
Fushë Kosova – Dukagjini
Feronikeli – Liria 4:1.