DYLON

Fitore e pastër e Dritës ndaj Golden Eagle Theranda

Fitore e pastër e Dritës ndaj Golden Eagle Theranda
Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion të Superligës A, duke e mposhtur Golden Eagle Therandën me rezultat të pastër 3-0.

Volejbollistët e skuadrës gjilanase kanë dhënë maksimumin në parket për të arritur rezultat pozitiv, në këtë sfidë tejet të rëndësishme të kampionatit.

EkoHigjiena

Superliga A – Meshkujt | Xhiro 5
Golden Eagle Theranda 0-3 Drita
19:25, 21:25, 24:26

Drejtuesit e KV Drita  janë shprehur të lumtur që triumfuan në Suharekë ndaj skuadrës Golden Eagle Theranda, duke fituar me rezultat të pastër 3:0 në sete!

“Një paraqitje e shkëlqyer e ekipit tonë, që dëshmon forcën, përkushtimin dhe shpirtin luftarak të djemve tanë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përndryshe, pas pesë xhirove, Drita regjistroi fitoren e dytë të sezonit, ndërkohë që synimet e klubit janë më të larta.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.