DYLON

Fitore e mundimshme e Dritës ndaj Vushtrrisë, por e rëndësishme për vetëbesim

Fitore e mundimshme e Dritës ndaj Vushtrrisë, por e rëndësishme për vetëbesim
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka shënuar një fitore minimale e të mundimshme ndaj Vushtrrisë, por shumë të nevojshme për tu këndellur, pas eliminimit nga garat evropiane në Ligën e Konferencës, të cilin eliminim duket se skuadra kampione e ka përjetuar rëndë.

Ishin pritjet e mëdha të skuadrës “bardh e kaltër”, për tu kualifikuar në fazën e Ligës së Konferencës,  andaj mossuksesi vuri në vështirësi këtë skuadër dhe dukej se po “humbiste rrugë”, porse fitorja e sotme ndonëse minimale dhe me plotë mundë, vlerësohet fitore e rëndësishme për vetëbesim.

EkoHigjiena

Vushtrria – Drita 0:1. Golashënues Arb Manaj në minutën e 77-të.

Kjo është fitorja e dytë e Dritës e cila ka tani 6 pikë dhe kujtojmë se ndeshjen e javës së dytë, atë ndaj Prishtinës, skuadra gjilanase e ka të pazhvilluar, pikërisht për shkak të angazhimeve në Evropë.

Nga Drita tani pritet fokusimi qind për qind në ligën vendore dhe në titujt si: Titulli Kampion, Kupa e Kosovës dhe SuperKupa. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.