Fitore e lehtë dhe e thellë e FC Drita ndaj Tre Fiori FC, skuadra gjilanase kualifikohet tutje
Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka shënuar një fitore të lehtë dhe të thellë ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, duke e mundur me rezultat 5:0.
Me rezultatin final prej 9:1, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 4:1, për Dritën, skuadra gjilanase kualifikohet duke e kaluar edhe këtë fazë dhe vazhduar garën tutje në Ligën e Konferencës.
Përndryshe, golashënuesit për FC Drita në ndeshjen e sontme që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, janë:
Arb Manaj 60′, 42′ (Pen.)
Mike Arthur 47′
Kemelho Nguena 41′, 20′
