DYLON

Fitore e FC Drita ndaj FC Deçiç

Fitore e FC Drita ndaj FC Deçiç
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Malit të Zi, FC Deçiç, me rezultat 2 me 1, ndeshje kjo që u luajt në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Conference League.

Ishte skuadra mysafire e para e cila kalojë në epërsi porse nënkampioni i Kosovës, Drita, u këndell shpejtë dhe e barazoi rezultatin në pjesëlojen e parë dhe shënoi, për fitore edhe në pjesëlojen e dytë.  

EkoHigjiena

Golat në këtë ndeshje të vlefshme për kompeticionin e ri evropian, i shënuan, Ilir Camaj  (FC Deçiç), minuta e 3-të dhe Almir Ajzeraj, minuta e 11-të dhe Marko Simonovski, minuta e 78 (FC Drita).

Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme në Podgoricë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.