Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Malit të Zi, FC Deçiç, me rezultat 2 me 1, ndeshje kjo që u luajt në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Conference League.
Ishte skuadra mysafire e para e cila kalojë në epërsi porse nënkampioni i Kosovës, Drita, u këndell shpejtë dhe e barazoi rezultatin në pjesëlojen e parë dhe shënoi, për fitore edhe në pjesëlojen e dytë.
Golat në këtë ndeshje të vlefshme për kompeticionin e ri evropian, i shënuan, Ilir Camaj (FC Deçiç), minuta e 3-të dhe Almir Ajzeraj, minuta e 11-të dhe Marko Simonovski, minuta e 78 (FC Drita).
Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme në Podgoricë. /2LONLINE.com/