Skuadra kampione në fuqi e Ligës së Kampionëve, Bajern Munih ka shënuar fitore të lehtë në duel me Mançester Sitin në “Etihad Stadium”, të mërkurën në mbrëmje në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve, me rezultat 3:1.
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të. Në këtë grup tashmë kryeson i vetëm Bajerni me 6 pikë, derisa Siti dhe CSKA Moskë kanë nga 3 pikë.
Ndërkohë, Gallatasarai ka arritur ta rrëmbejë një pikë në Torino kundër Juventusit, derisa Mançester Junajtedi nuk ka arritur të shkëpusë më shumë se një pikë në Ukrainë përballë Shahtarit.
Në sfidën tjetër të Grupit B, Real Madridi u shfaq i pamëshirshëm për Kopenhagenin, duke e mposhtur me rezultat bindës, 4:0, ndërkohë, Mançester Junajtedi kaloi herët në epërsi me golin e Dani Uelbekut (18’) në sfidën kundër Shahtarit, por nuk arriti ta mbajë atë deri në fund, pasi Taison barazoi shifrat në minutën e 76-të.
Rezultatet
Grupi A
Bajer Leverkusen-Real Sosiedad 2 – 1
Shahtar-Mançester Junajted 1 – 1
Renditja
1.Mançester Junajted 4 pikë
2.Shahtar 4
3.Bajer Leverkusen 3
4.Sosiedad 0
Grupi B
Juventus-Gallatasarai 2-2
Real Madrid-Kopenhagen 4 – 0
Renditja
1.Real Madrid 6
2.Juventus 4
3.Kopenhagen 1
4.Gallatasarai 1
Grupi C
Anderleht-Olimpiakos 0 – 3
PSZH-Benfika 3 – 0
Renditja
1.PSZH 6
2.Benfika 3
3.Olimpiakos 3
4.Anderleht 0
Grupi D
CSKA Moskë-Viktoria Plzen 3 – 2
Mançester Siti-Bajern Munih 1 – 3
Renditja
1.Bajern Munih 6
2.Mançester Siti 3
3.CSKA 3
4.Viktoria 0