DYLON

Fitore bindëse e Dritës ndaj Ferizajt

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Skuadra e Dritës rikthehet përsëri tek fitoret, pasi mposht në shtëpi Ferizajn me rezultat të pastër 3:0. Serinë e golave e hapi Alban Rexhepi, ndërkohë e vazhdoi Florim Berisha dhe Blendim Gashi në fundin e ndeshjes.

Drita rikthehet me fitore para publikut të saj, pasi ia del të shënojë fitoren e parë para tyre deri sa e mposht skuadrën mike të Ferizajt bindshëm, (3:0). Pas kësaj fitore nuk ka se si të mos jetë i kënaqur trajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani.

EkoHigjiena

‘’Kemi hyrë në lojë me ngarkesë me qëllimin e vetëm të prezantohemi sa më mire para publikut vendas pasi një gjë të tillë nuk e bëmë në ndeshjen e parë. Rezultati bindës ndoshta edhe e argumenton lojën tone që synojmë ta vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës‘’,thotë Selmani.

Pjesa e parë

Drita e nis furishëm takimin, mirëpo rasti i parë do ti takojë Ferizajt. Sulmuesi, Betim Haxhimusa pasi përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase gjuan drejt në portierin Huruglica që tregohet ‘shpëtimtar’ për shokët e tij.

Ky rast i pashfrytëzuar menjëherë u kushton mysafirëve që kapitullojnë në sulmin e parë të rivalit. Blendim Gashi shërben Alban Rexhepin brenda zonës që me një gjuajte precize arrijnë ta dërgon topin drejt rrjetës, për epërsinë e parë të vendasve.

Nuk ndryshon asgjë edhe në vazhdimin e lojës pasi janë sërish vendasit ata që sulmojnë. Mundësi të mira shënimi patën Genc Sermaxhaj dhe Florim Berisha mirëpo gjuajtjet e dy mesfushorëve u ndalën nga traversa në minutat 35’ dhe 40’ që në ato moment ishin aleate e ‘gardianit’ ferizajas Leutrim Rexhepi.

Me këto mundësi dhe me vetëm një gol të realizuar skuadrat shkojnë në pauzën brenda 15 minutave.

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojë ishte më energjik se ai i pari pasi solli shumë raste shënimi dhe mbi të gjitha edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Sermaxhaj ka rrezikuar për Dritën pas vetëm pesë minutave lojë deri sa gjuan një ‘projektil’ drejt portës së Rexhepit që me mjaft vështirësi e ndal goditjen.

Edhe, Berisha provon ta mposhtë Rexhepin mirpo tentim parabola e tij në minutën e 70-të, dështoi pasi topi përfundoi mbi traverse. Këto raste të pashfrytëzuara kanë mundur ti hakmerren Dritës, sikurse Mirsad Idrizi të ishte më i saktë në goditjen me kokë në minutën e 72-të.  Mirëpo rasteve të humbura do tu jap fund, Florim Berisha deri sa realizon golin e dytë për Dritën pas asistimit të Ardian Limanit në minutën e 76-të.

Minutat e fundit të ndeshjes veç se konfirmuan fitoren e vendasve deri sa ishte edhe radha e Blendim Gashit për të shënuar. Sulmuesi qëlloj cakun në minutat shtesë të ndeshjes, për ta vulosur rezultatin final (3:0).

E kjo lojë e dobët e udhëtuesve nuk u la pa i kritikuar edhe nga trajneri i tyre, Naim Sojeva.

‘’Luajtëm shumë dobët. Kishim mundësitë tona që nuk i shfrytëzuam ato na u hakmorën dhe kjo demoralizoi futbollistët e mi. Mirëpo përkundër kësaj rezultati nuk e pasqyron lojën të cilën e kemi zhvilluar pasi është bindës për një lojë të tillë. Në vazhdim neve na mbetet ti përmirësojmë shumë gjëra për ndeshjet e ardhshme’’, përfundoi i zhgënjyer Sojeva.

Drita- Ferizaj 3:0

Stadiumi i Qytetit në Gjilan
Shikues: 600

Gjyqtarë: M.Baliu, J.Musolli, I.Kabashi
Kartonë të verdhë: Syla, Limani – Qerkini
Golashënues: Rexhepi 21’, Berisha 76’, Gashi 90’
Lojtar i ndeshjes: Blendim Gashi

Drita: Huruglica, Tusuni, Syla, Limani, Haliti, Baxhuku (Rashiti), Berisha, Sermaxhaj (Ajdari), Kelmendi, Rexhepi (Murati), Gashi. Trajner: Agron Selmani
Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Qerkini, Halimi (Behluli), Shabani, Idrizi, Ramadani, Bardhi (Hyseni), Kuka, Rusinovci, Haxhimusa. Trajner: Naim Sojeva.

/ Drilon SYLEJMANI / 2L ONLINE /