DYLON

Fiton “Zonja me Maskë”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Juria vlerësuese e Konkursit për Dramë “Beqir Musliu 2013” në përbërje: Arian Krasniqi-dramaturg, Hasan Bunjaku-kritik letrar dhe Muharrem Sylejmani-aktor; unanimisht kanë shpallur fitues dramën “Zonja me Maske” shifra /maska 56. 2lonline mëson se fituesi i Drames “Zonja me Maske” është Osman Goranci nga Prizreni.

Ali Demi, drejtor i Teatrit ka bërë me dije se Teatri Profesionist i Qytetit të Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport kishte shpallur Konkursin për Dramë “Beqir Musliu 2013”,ku kishin konkurruar shumë drama dhe se nesër në ora 12:00 në ambientet e Teatrit do të mbahet një takim për këtë çështje  ku prezent do të jenë përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë, Kryetari i Komunës, komuniteti artistik si dhe vet autori i Dramës fituese të konkursit.

EkoHigjiena

Përndryshe, në rastin kur ishte shpallur konkursi është thënë se Drama më e mirë shpërblehet me 1200 euro dhe konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenuar në festivalin tradicional “Talia e Flakës 2014”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.