(2LONLINE) – Juria vlerësuese e Konkursit për Dramë “Beqir Musliu 2013” në përbërje: Arian Krasniqi-dramaturg, Hasan Bunjaku-kritik letrar dhe Muharrem Sylejmani-aktor; unanimisht kanë shpallur fitues dramën “Zonja me Maske” shifra /maska 56. 2lonline mëson se fituesi i Drames “Zonja me Maske” është Osman Goranci nga Prizreni.
Ali Demi, drejtor i Teatrit ka bërë me dije se Teatri Profesionist i Qytetit të Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport kishte shpallur Konkursin për Dramë “Beqir Musliu 2013”,ku kishin konkurruar shumë drama dhe se nesër në ora 12:00 në ambientet e Teatrit do të mbahet një takim për këtë çështje ku prezent do të jenë përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë, Kryetari i Komunës, komuniteti artistik si dhe vet autori i Dramës fituese të konkursit.
Përndryshe, në rastin kur ishte shpallur konkursi është thënë se Drama më e mirë shpërblehet me 1200 euro dhe konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenuar në festivalin tradicional “Talia e Flakës 2014”. /2lonline/