DYLON

Fiton Bashkësia Islame

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Bashkësitë Fetare, në kuadër të muajit të tolerances dhe solidaritetit, ka organizuar ndeshje fudbollistike, ku kanë marrë pjesë gjashtë ekipe, duke u përfshirë një ekipë nga Komuna e Gjilanit, një ekipë nga krerët e bashkësive fetare, pastaj ekipi nga Bashkësia Islame, nga Kisha Protestante, Don Bosko dhe Kisha Ortodokse.

Kjo ngjarje sportive ka bërë që të vazhdojë edhe më tutje angazhimi në kuadër të muajit të tolerancës dhe solidaritetit, por edhe ngritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit fetar dhe etnik që Gjilani është ndër komunat e rralla që njihet për tolerancë fetare dhe etnike.

EkoHigjiena

Ndryshe gjatë këtij muaji janë paraparë edhe disa aktivitete që për qëillim kanë promovimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të vlerave kulturore, fetare e ndëretnike në Komunën e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.