DYLON

Fiton Ballkani kundër BE-së

Avatar photo Redaksia

​Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi nga ndeshja mes dy ekipeve, që simbolikisht kanë marrë emrin Bashkimi Evropian dhe Bashkimi i ardhshëm evropian.

Ja postimi i Thaçi në Facebook:

EkoHigjiena

Luajtëm futboll në Vienë, liderët e Ballkanit Perëndimor apo “BE e së ardhmës” me liderët e Komisionit Europian dhe shteteve të BE-së “së vjetër”. Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Europës i nevojitet energji e re! HTH

Ndeshja miqësore e futbollit në mes politikanëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, ka përfunduar me fitoren e ekipit “BE e ardhme”, ku bënin pjesë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski.

Në ndeshje pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i cili ka shënuar dy gola.

Ndërsa golashënues i lojës ishte edhe kryeministri Gruevski.



http://www.rtklive.com/?id=2&r=40624

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.