Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi nga ndeshja mes dy ekipeve, që simbolikisht kanë marrë emrin Bashkimi Evropian dhe Bashkimi i ardhshëm evropian.
Ja postimi i Thaçi në Facebook:
Luajtëm futboll në Vienë, liderët e Ballkanit Perëndimor apo “BE e së ardhmës” me liderët e Komisionit Europian dhe shteteve të BE-së “së vjetër”. Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Europës i nevojitet energji e re! HTH
Ndeshja miqësore e futbollit në mes politikanëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, ka përfunduar me fitoren e ekipit “BE e ardhme”, ku bënin pjesë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski.
Në ndeshje pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i cili ka shënuar dy gola.
Ndërsa golashënues i lojës ishte edhe kryeministri Gruevski.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=40624