(2L ONLINE)- Vikendi i kësaj jave ofroi ndeshjet e xhiros së njëmbëdhjetë në program të ligës “Agim Ramadani të cilat si zakonisht u zhvilluan në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në hyrjen e fazës finale – play offin, gara po bëhet gjithnjë më interesante. Këtë javë favoritët regjistruan fitoret e rradhës, mirëpo nuk munguan as befasitë.
Katana është skuadra e cila po kalon nëpër një formë fantastike duke rradhitur fitoret një pas një. Këtë vikend ata mposhtën Djemtë e Qytetit me shifra bindëse. Dobërqani është një skuadër tjetër që po kalon nëpër një formë të mirë, këtë javë ata mposhtën Policinë duke regjistruan fitoren e tretë më rradhë. Dy skuadrat e para në tabelë The Living Room dhe Vëllezërit Aliu regjistruan fitoret e rradhës përballë rivalëve Verbicës dhe Las Vegasit.
Skuadra e FSK-së, ka bërë befasinë më të këndshme këtë javë duke mposhtur skuadrën e Besit pas një lojë mjaft dramatike. Tjetër rezultat befasues na sjell edhe Karadaku këtë vikend që mposht MobiCasan e menduar favorite para ndeshjes. I vetmi takim këtë xhiro që nuk dha fitues ishte ai ndërmjet Dalisë dhe Bujanës, dy skuadrat ndanë pikët pasi luajtën baras.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/