DYLON

Fitim Bajrami synon postin e kuvendarit

Fitim Bajrami synon postin e kuvendarit
Avatar photo Redaksia

Ndër ata që përherë të parë synon postin e anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit është edhe psikologu Fitim Bajrami.

Ai është pjesë e listës garuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që në zgjedhjet e 12 tetorit  synon të jetë pjesë e Kuvendit Komunal për t’i shërbyer qytetarit dhe komunës.

EkoHigjiena

Fitim Bajrami, që me profesion është psikolog organizativ tha se edhe nga profesioni e di se sa ka rëndësi të dëgjosh dhe të kuptosh qytetarin e e Komunës, prandaj edhe kandidon për të qenë pjesë e asamblesë komunale, për ta përfaqësuar denjësisht zërin e qytetarëve.

Po ashtu thotë ai, do të jetë i gatshëm në bashkëpunim për çdo vendim për të mirën e qytetarëve dhe qytetit të Gjilanit.

Fitim Bajrami thotë tutje se po që se e fiton besimin qytetarë do të angazhohet maksimalisht për zhvillim në fusha të ndryshme si në ; arsim, shëndetësi, bujqësisë, siguri dhe zhvillimin ekonomik e social, në ngritjen e mirëqenies në çdo familje.

“Bashkë ne mund ta bëjmë komunën tonë me të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë”, ka thënë Fitim Bajrami, kandidati i LDK-së për asamble komunale, në zgjedhjet e 12 tetorit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.