DYLON

Fitër – Bajrami, të dielën më 24 maj 2020

Fitër – Bajrami, të dielën më 24 maj 2020
Avatar photo Redaksia

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinion e gjerë se dita e parë e Fitër – Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i Bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por e ritheksojmë se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.

Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit .

EkoHigjiena

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.

Gëzuar -Festën e Fitër Bajramit, shëndet e mbarësi

Bashkësia Islame e Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.