Fischer: Zbatimi i marrëveshjeve, rruga e vetme e Kosovës për integrime
Presidenti Fischer, në fjalimin e tij në parlamentin kosovar ka thënë se marrëveshjet në Bruksel duhet të zbatohen në tërësi, në mënyrë që Kosova të ecë drejt rrugës së saj drejt anëtarësimeve evropiane, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni një pjesë të fjalimit të Fischer-it:
Për hir të shtetit të veprohet, sidomos karshi politikave të jashtme, të punohet me një zë të përbashkët. Demokracia nuk është perfekte por duhet të përpiqemi që ta mbrojmë atë. Demokracia është një lule që duhet ujitur që të rritet.
Duhet të kemi më shumë respekt karshi demokracisë dhe duhet krijuar një bazë të mirë ekonomike. Nëse krijojmë një sistem të qëndrueshëm ekonomik dhe arrijmë t`i nevillizojmë diferencat mes të varfërve dhe të pasurve, kjo demokraci do të funksionojë dukshëm më mirë. Duhet pasur parasysh që qytetarët kanë nevojë për qëndrueshmëri ekonomike dhe demokracia duhet të funksionojë për pritjet e qytetarëve dhe t`u shërbejë atyre.
Ky fjalim i imi para jush, siç kam bërë disa herë në Austri nuk mund të kalojë pa thënë diçka për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Austrisë. Jam shumë i kënaqur dhe çdo gjë deri tani ka shkuar mbarë dhe se natyrisht mund të ketë përmirësimë, e për to do të punojmë.
I kuptoj të gjitha vështirësitë në shtet ndërtimin e Kosovës dhe e di se edhe shtetet e BE-së kanë pasur dilema se si të pozicionohen, por Austria qysh në fillim ka pasur një qasje të qartë karshi shtetit të ri të Kosovës.
Marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen në tërësi. Për politikën e jashtme të Kosovës duhet të jetë prioritet rruga drejt integrimeve evropiane dhe anëtarësimi në BE. Që nga Kongresi i Vjenës deri të Lufta e Dytë Botërore, Franca me Gjermaninë kanë pasur edhe shumë luftëra, por duhet marrë si shembull se si duhet ndërtuar marrëdhëniet paqësore mes shteteve.
