DYLON

Fiorentina e interesuar për Kasamin

Avatar photo Redaksia

Pajtim Kasami mund të rikthehet në futbollin italian. Mesfushori shqiptar e ka zgjuar interesimin e Fiorentinës, shkruajnë mediat italiane. Sipas “gianlucadimarzio.com”, menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, të hënën mbrëma i ka takuar drejtuesit e klubit “Viola”, për të diskutuar rreth klientit të tij.

Përfaqësuesi zviceran kishte luajtur në të kaluarën në dy skuadra nga Serie A, Lazio dhe Palermo. Aktualisht, 22 vjeçari luan në Olympiakos, ndërsa i ka shënuar gol Juventusit në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

EkoHigjiena

Nuk përjashtohet mundësia që ish futbollisti i Fulhamit, në ditët në vazhdim të zbarkojë në Firenze, duke e shtuar numrin e shqiptarëve në Serie A

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.