Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Ahmeti ka vendosur që ndeshjet e barazhit për Raiffeisen Superligë, të zhvillohen më 1 e 2 qershor. Të mërkurën më 1 qershor, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit, derisa të enjten më 2 qershor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do të luhet ndeshja ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit. Të dyja ndeshjet zhvillohen prej orës 16:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Supersport Kosova. Ndërkohë, ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtina – Drita, do të zhvillohet të shtunën (më 28 maj), në stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në orën 16:00.
E shtunë, 28 maj
Finalja e Kupës së Kosovës – femrat
13:00 Hajvalia – Mitrovica
Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës
16:00 Prishtina – Drita
E mërkurë, 1 qershor
16:00 Drenica – Dukagjini, stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë
E enjte, 2 qershor
16:00 Drita – Flamurtari, stadiumi ”Rexhep Rexhepi” në Drenas