DYLON

FINAL FOUR 2014 e Balkan League’s në Prishtinë

Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e klubit të basketbollit, Sigal Prishtina janë shprehur të kënaqur me përfitimin e organizimit të Final Four të Ligës ballkanike të basketbollit.

Klubi i Basketbollit, Sigal Prishtina është nikoqir i pjesës finale të Ligës ballkanike të basketbollit (BIBL). Drejtuesit e klubit bardhekaltër janë shprehur të kënaqur me këtë arritje.

EkoHigjiena

“Ëndrra bëhet realitet! Ju njoftojmë se menaxhmenti i Ligës Ballkanike ka vendosur që ‘Final Four’ do të zhvillohet në Prishtinë” transmeton Portali Sport1.com.

“Puna, mundi, sakrifica, vullneti i mirë, solidariteti dhe dashuria ndaj këtij Klubit nga Kryesia, Plisat, Prishtinasit por edhe e nga e gjithë Kosova e diaspora më në fund u shpagua! Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Së bashku, ia dolëm! Urime!”, thuhet në njoftimin për media të Sigal Prishtina.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.