DYLON

Filtri i cigareve nuk mbron nga kanceri

Avatar photo Redaksia

Ekspertët mjekësorë dhe mjekët nga Universiteti Erciyes në Turqi kanë zbuluar që cigaret me filtër nuk mbrojnë nga kanceri, por vetëm e orientojnë në organet tjera. Drejtori i onkologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Erciyes, dr. Metin Ozkan, ka theksuar që cigaret me filtër nuk mbrojnë nga kanceri, siç pohohet, por filtri i kontribuon përhapjes së tij edhe në organet e tjera në trup.

“Cigaret pa filtër shkaktojnë kancerin, i cili kryesisht koncentrohet në një vend derisa cigaret me filtër shkaktojnë kancerin i cili përhapet në tërë trupin”, ka deklaruar dr. Ozkan dhe ka shtuar që “në vitet e mëhershme më të shpeshta kanë qenë llojet e kancerit të shkaktuar nga përdorimi i cigareve pa filtër, derisa në kohën e fundit më të shpeshta janë llojet e kancerit që i shkaktojnë cigaret me filtër”.

EkoHigjiena

Okan ka theksuar që edhe joduhanpirësit janë në rrezik të madh nga kanceri nëse një kohë të gjatë e kalojnë në shoqërinë e duhanpirësve dhe ka theksuar që edhe nargjila është e dëmshme si cigarja, sepse në të gjendet sasi e madhe e katranit dhe substancave të tjera kancerogjene.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.