Ka gjashtëmbëdhjetë vite që është larg vendlindjes, e që punon e vepron në vende të ndryshme evropiane, duke korrur kështu disa suksese në karrierën e tij Regjisori dhe aktori Valton Jakupi. Filmi “Ushtari i Humbur”, filloi shfaqen e tij ne Brazil në kuadër të shume filmave tjerë Evropian dhe Botëror.
Ky film është i me tirazhit te shkurtër ku haptas kritikon vrasjen e fëmijëve ne vendet e luftës, po ashtu edhe mbrojtjen e ushtarëve, që shumica e ushtarëve vdesin apo kthehen të traumatizuar.
“Ushtari i humbur”, tregon për një batalion që humb një betejë dhe të gjithë mbetën të vrarë përpos një ushtari, i cili komplet i pa armatosur dhe i traumatizuar nga ngjarjet kërkon shpëtim në një vend të panjohur.
I gjithi i humbur në një mal i shpëtuar nga një betejë luftë, Film është pëlqyer mjaftë shumë në ditën e parë në Brazil ku është shfaqur dje.
Sipas Regjisorëve të këtij filmi Frannçois Murphy, & Valton Jakupi, që njerëzit të vedijësohen dhe ta ngrisin zërin më shumë për mbrojtjen e fëmijëve, ku sipas regjisorit Valton Jakupi, që njëherësh është edhe aktori i këtij filmi thotë se, krijesa me e pafajshme e zotit sot vritet nga gjithkush, dhe të gjithë heshtin.
“Në Evropë nëse mbytet një fëmijë, atëherë e gjithë Evropa ngritët në këmbë, por në vendet e luftës sa fëmijë për një dite vriten dhe askush nuk reagon, deklaratat dhe dënimet prej zyreve nuk shfaqin ndonjeë përmirësim të kësaj dukurie negative, por duhet më shumë që t’i themi njëherë Stop vrasjes se fëmijëve. Dhe këtu i kemi dy viktima, njeri është fëmiu dhe tjetri është ushtari i cili është i detyruar të shkojë në vendet e luftës, dhe kthimi i tij është me pasoja tepër të larta, ndoshta edhe vetëvrasja, kështu u shpreh regjisori dhe aktori Valton Jakupi.
Ky film do te vazhdojë të shfaqet së bashku me karvanin e filmave tjerë edhe në shume vende të Evropës, Amerikës dhe Azisë. ky film është nën produksionet e International Film Europe Swiss. Movie Design, Theater Antika, dhe Picture Productions nga France.