DYLON

“Film Flaka” solli sonte për artdashësve gjilanas filmat e metrazhit të shkurtër, “Një Muaj”  dhe “Pa Vend”

“Film Flaka” solli sonte për artdashësve gjilanas filmat e metrazhit të shkurtër, “Një Muaj”  dhe “Pa Vend”
Avatar photo Redaksia

“Film Flaka” solli sonte për artdashësve gjilanas filmat e metrazhit të shkurtër, “Një Muaj”  dhe “Pa Vend”

Gjilan, 18 janar / Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, ka vazhduar tutje rrugëtimin e saj edhe sonte, kësaj here me pjesën e saj “Film Flaka “, ku në Teatrin e Qytetit të Gjilanit u shfaqen dy filma të metrazhit të shkurtër: “Një Muaj”  (2017), projekt filmik i regjisorit Zgjim Terziqi  dhe “Pa Vend” (2021) me regji të Samir Karahodës.

EkoHigjiena

Në fakt, “Film Flaka”, është pjesë e kalendarit të “Flakës…”, të  këtij viti, pasi paraprakisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, kishin zyrtarizuar memorandumin e bashkëpunimit, për rrjedhojë, për artdashësitë gjilanas, për tri ditë radhazi, do të shfaqen gjashtë filma të metrazhit të shkurtë.

Kur jemi te filmat e natës së sotme, që u mundësua nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ja pak fjalë:

Një Muaj (2017) – Zgjim Terziqi

Bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi “Një muaj” me regji të Zgjim Terziqit, sjell jetën e Anës, një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përfshin përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj…

Pa Vend (2021) – Samir Karahoda

“Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur (ping-pongut), dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre…”

Përndryshe, sipas agjendës së paraparë,  “Film Flaka”. do të vazhdojë tutje të premten dhe të shtunën, po me fillim prej orës 19:00, me filmat e tjerë të paraparë: Daullet e Rezistencës (2016), Besa Luci,  Kanarinat e Dinë (2014), Kaltrina Krasniqi, Tisa (2017), Valter Lucaj dhe Rojtari i Bjeshkëve (2010), Antoneta Kastrati. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.