DYLON

Filluan punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti, përkatësisht afër xhamisë së qytetit. Ky projekt është konsideruar si shumë i rëndësishëm dhe që i ka munguar qytetarëve të Vitisë.

Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se ndoshta ky projekt nga investimi financiar nuk është I madh, por nga rëndësia është tepër I madh dhe I dëshiruar.

EkoHigjiena

“Që me fillimin e mandatit tim në krye të komunës, unë kam dëshiruar këtë projekt që ta finalizoj. Unë falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetje në bashkëfinancim të këtij projekti. Ne edhe vitin e kaluar por edhe sivjet I jemi përkushtuar kësaj pjese të lumit Morava dhe me projektin që po e nisim sot, do të kthej edhe zbukurimin ku pritet të rregullohen bankinat, ndriçimi dhe urën e cila ka qenë mungesë për kalim të qytetarëve nga të dy anët e qytetit”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka shtuar më tej se me këtë investim, Vitia do të pasurohet edhe me një shëtitore që I ka munguar qytetit. Ndër të tjerash ka falënderuar edhe mërgatën dhe përfaqësuesit e saj që po janë shumë aktivë të cilët do të ndihmojnë edhe për shëtitoren nga Vitia e deri në Binqë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.