DYLON

Filluan punimet në zgjerimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në Viti

Filluan punimet në zgjerimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë ka parë nga afër ecurinë e punimeve që kanë nisur përgjatë rrugës “Kongresi i Manastrit” në qytetin e Vitisë.

Sipas këtij projekti parashihet të bëhet zgjerimi i rrugës duke futur përroskën në kanal të betonit.

EkoHigjiena

Gjithashtu do të krijohen edhe hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik për lëvizjen e lirë dhe të sigurte të qytetarëve.

Në kuadër të këtij projekti bëhet edhe lidhja e segmenteve të rrugëve “Kongresi i Manastiri” me rrugën “Adem Jashari” në qytetin e Vitisë.

Përndryshe projekti është bashkëfinancim i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës me komunën e Vitisë dhe punimet në të pritet të zgjasin edhe në vitin në vijim.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vitisë, sepse ajo krijon më shumë hapësirë për pjesëmarrësit në komunikacion.

Ai shtoi se projekti është edhe në përputhje me Planin e Mobilitetit Urban të Komunës së Vitisë që është i aprovuar edhe në Kuvendin Komunal.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.