Sot në fshatin Smirë të Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin dhe zgjerimin e segmentit të rrugës alternative të këtij fshati.
Gjithashtu është duke u punuar edhe në zgjerimin e një ure.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka përcjellë nga afër këto punime të cilët po realizohen me investime nga buxheti komunal i Vitisë.
Banorët e këtij lokaliteti e falënderuan kryetarin Haliti, për realizimin e këyre projekteve infrastrukturore duke theksuar se ato janë shumë të rëndësishme për ta pasi që sipas tyre ato lehtësojnë qarkullimin në trafik dhe rrisin sigurinë.
Ndërkaq i pari i Vitisë, theksoj se ata mbesin të përkushtuar të realizojnë projekte në interes të qytetarëve dhe se atë në të gjitha lokalitet dhe në të gjitha fushat. /2LONLINE.com/