DYLON

Filluan punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Ramjan dhe Fshati i Ri

Filluan punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Ramjan dhe Fshati i Ri
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshat i Ri.

Kryetari Haliti në takim me banorët e këtyre dy fshatrave, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm , me që ka qenë kërkesë e banorëve të Ramjani dhe Fshatit të Ri, që ky projekt të jetësohet dhe të eliminohet problemi një herë e përgjithmonë i ujit të pijes.

EkoHigjiena

Ai po ashtu ka bërë të ditur se shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nga burimi kryesor kap një gjatësi prej 12 kilometrash.

 “Sivjet do të jetë vit i investimit në ujësjellës, pasi që pos këtij projekti, ne kemi edhe të tjera projekte në shumë fshatra për ri funksionalizimin e ujësjellësit dhe shtrirje të rrjetit”, tha Haliti.

Kryetari i Këshillit të Fshatit të Ri, Bajrush Zeneli, tha se ky projekt është mirëpritur nga banorët e Ramjanit dhe Fshatit të Ri, pasi që puset që posedojnë banorët, janë të papërdorshëm për pije.

Ai shprehu mirënjohje për Institucionet komunale për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se problemi i ujit të pijes do të zgjidhet përgjithmonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.