DYLON

Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm

Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen te Liqeni i Livoçit të Epërm.

“Një tjetër premtim po bëhet realitet. Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm”, tha kryetari Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se premtimi elektoral, ndërtimi i qendrës rekreativo-sportive tek Liqeni i Livoçit të Epërm po vazhdon.

“Është njëri prej pak premtimeve që ka mbetur pa punuar dhe pa i kryer punimet deri në fund dhe faza e parë po përmbyllet”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.